Shqipëria avancim në agjendën digjitale
Shqipëri

Shqipëria avancim në agjendën digjitale

ATSH

Në Forumin Global OECD-së, që u zhvillua në Luksemburg, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, u takua me drejtorin në detyrë DG NEAR, BE, Mathieu Bousquet.

Ministrja Ekonomi u shpreh se në këtë kohë të re kërcënimesh globale, aftësitë më të rëndësishme të punonjësve civile, duhet të jenë padyshim të lidhura aftësinë për të menaxhuar “qëndrueshmërinë”.

Gjatë takimit u vu në dukje se pandemia krijoi mundësinë që administratat publike në vende të ndryshme, të përmirësonin shërbimet digjitale që ofronin për publikun.

Bosquet, përgëzoi punën e deritanishme dhe avancimin e agjendës digjitale në Shqipëri, duke sjell një ndryshim cilësor në ofrimin e shërbimeve online.

“Është një rast i mirë që duhet të promovohet për mënyrën se si institucionet publike janë të përgjegjshme në funksionimin e tyre kundrejt publikut, duke ofruar shërbime në kohë, nga kudo dhe në mënyrë të njëjtë për të gjithë qytetarët dhe bizneset”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri