Shqipëria mposht pastër Armeninë
Sport

Shqipëria mposht pastër Armeninë

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur vitin kalendarik me fitore. Ndeshjen e fundit ndaj Armenisë e ka fituar me rezultat 2-0.

Golin e parë për Shqipërinë e ka shënuar futbollisti i ri Skuka (28'). 

Paraprakisht një moment i dikutueshëm për penallti ishte rrëzimi brenda gjashtëmbëdhjetë metërshit i Skukës nga mbrojtja armene, por që gjyqtari nuk dha penallti.

Me avantazh minimal është mbyllur pjesa e parë. 

Goli i dytë i Shqipërisë ka ardhur në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e gjashtëdhjetë e tretë. Nga një penallti e akorduar ka realizuar futbollisti i Interit, Asllani. 

Shqipëria shkon në pushim me epërsi ndaj Armenisë

Shqipëria po fiton nga Armenia në ndeshjen miqësore e cila po zhvillohet në Tiranë. Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë minimale të skuadrës së Edi Rejas.

Deri te goli Kombëtarja shqiptare ka ardhur përmes futbollistit të ri Skuka.

Edhe pa golin, Shqipëria dominoi dyzet e pesë minutëshin e parë. Madje një moment i dikutueshëm për penallti ishte rrëzimi brenda gjashtëmbëdhjetë metërshit i Skukës nga mbrojtja armene, por që gjyqtari nuk dha penallti.

Fillon ndeshja Shqipëri - Armeni

Ka nisur ndeshja miqësore Shqipëri - Armeni, e cila po zhvillohet në ‘Air Albania’.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Italia, kurse Armenia vjen nga barazimi em Kosovën. 

Herën e fundit kur janë ndeshur dy kombëtaret është në vitin 2015, kur Shqipëria kishte fituar dy ndeshjet, duke marrë gjashtë pikë dhe duke trasuar rrugën për të qenë një nga pjesëmarrësit e Euro 2016. 

Shqipëri - Armeni, formacionet

Shqipëria do të ndeshet me Armeninë sonte në ‘Air Albania’, me fillim nga ora 17:30. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.


MË SHUME NGA Sport