Kurti: Marrëdhëniet tona me Estoninë në të ardhmen do të thellohen
BKT
Lajme

Kurti: Marrëdhëniet tona me Estoninë në të ardhmen do të thellohen

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri Kurti gjatë vizitës së tij në Estoni u prit edhe nga kryetari i Kuvendit të Estonisë, Juri Ratas, si dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin estonez, Andres Sut.

Këtë, kryeministri Kurti e ka bërë të ditur përmes një cicërime në “Twitter”, ku njoftoi për takimet të tij në Estoni.

“Unë u mirëprita dje në Parlamentin estonez, ku pata kënaqësinë të takohesha me Juri Ratas, si dhe me Andres Sutt, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin estonez.

Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit dhe rrugët e shumta për bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, nënvizoi kryeministri Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme