Kosova barazon edhe me Ishujt Faroe
Sport

Kosova barazon edhe me Ishujt Faroe

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova është futur në cikël barazimesh. Pas barazimit me Armeninë gjatë javës edhe ndeshja e sontme me Ishujt Faroe nuk ka shkuar më shumë se sa barazim.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1. 
Kosova ka kaluar e para në epërsi me golin e Bislimit në minutën e gjashtëdhjetë e katërt. 
Një rezultat i tillë për disa minuta ka krijuar idenë e një fitore te kampi kosovar, mirëpo ashtu nuk kanë menduar edhe mysafirët.  
Ishujt Faroe e kanë barazuar rezultatin përmes Radosavlevic në minutën e shtatëdhjetë e shtatë. 
Kjo nuk ishte ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve. 
Kosova dhe Ishujt Faore ishin në një grup gjatë edicionit të parë të Ligës së Kombeve, ku Kosova kishte fituar një ndeshje, ndërsa tjetra ishte mbyllur baraz. Paraprakisht ishte luajtur edhe një miqësore të cilën e kishte fituar Kosova. 

Shënon Bislimi, Kosova në epërsi ndaj Ishujve Faroe

Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësore kundër Ishujve Faroe.

Deri te goli ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e katërt kur ka realizuar Uran Bislimi. 
Kur kanë mbetur edhe rreth njëzet e pesë minuta nga fundi, me këtë rezultat skuadra e Giresse po shkon drejt fitores. 

Kosova dhe Ishujt Faroe e mbyllin pa gola pjesën e parë

Nuk ka pasur gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore Kosovë - Ishujt Faroe. Pas dyzet e pesë minutëshit të parë skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me rrjeta të paprekura.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar ku Kosova ishte për një nuancë të vogëm më dominuese. 

Trajneri i Kosovës, francezi Alain Giresse, u ka dhënë rastin disa lojtarëve të rinj në këtë ndeshje. 

Fillon ndeshja Kosovë - Ishujt Faroe

Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Ishjuve Faroe.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Armeninë, derisa Ishujt Faore pësuan humbje nga Çekia.

Kosova dhe Ishujt Faore ishin në një grup gjatë edicionit të parë të Ligës së Kombeve, ku Kosova kishte fituar një ndeshje, ndërsa tjetra ishte mbyllur baraz. 

Paraprakisht ishte luajtur edhe një miqësore të cilën e kishte fituar Kosova. 

Kosovë - Ishujt Faroe, formacionet

Kosova dhe Ishujt Faroe ndeshen sonte në një takim me karakter miqësor. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.


MË SHUME NGA Sport