Projektligji për konfiskimin e pasurisë, i dërgohet Komisionit të Venecias
BKT
Foto:Komisioni i Venecias
Lajme

Projektligji për konfiskimin e pasurisë, i dërgohet Komisionit të Venecias

J.Musliu/RTKlive

Edhe një kërkesë i shkon Komisionit të Venecias nga ana e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai tha se pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias.

“Me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj”, shkroi kryeparlamentari Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.

“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.  

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe  ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se pas dakordimit të përbashkët, Konjufca  i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

Ajo ka felendëruar secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim siç tha ajo, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 


MË SHUME NGA Lajme