Klinaku nga OVL e UÇK-së reagon për dorëheqjen e ish Kryeprokurorit Smith
BKT
Foto: Faton Klinaku/Facebook
Lajme

Klinaku nga OVL e UÇK-së reagon për dorëheqjen e ish Kryeprokurorit Smith

Alex Whiting do të ushtrojë funksionet e Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. 

“Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës në asnjë aspekt”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Speciale. Whiting zëvendëson prokurorin Jack Smith, i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të marrë postin e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur dy hetime penale.

Ndërkohë, Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se ish kryeprokurori, Jack Smith, i Gjykatës Speciale, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi. 

Ai theksoi se Smith njëjtë sikur UNMIK-u dhe EULEX-i,  ka bërë padrejtësi për të mos hetuar hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme