Giresse thotë se dy ndeshjet e fundit ndihmojnë Kosovën për të ardhmen
Sport

Giresse thotë se dy ndeshjet e fundit ndihmojnë Kosovën për të ardhmen

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, mendon se pavarësisht rezultatit sonte me Ishujt Faroe dhe ditë më parë me Armeninë këto ndeshje ndihmojnë për të ardhmen. 

Kështu ai ka folur pas ndeshjes me Ishujt Faroe ku Kosova barazoi. 

“Ishte një lojë me raste dhe na vjen keq që nuk i shfrytëzuam. Rezultati i kësaj loje nuk është real, duke marrë në kosnideratë rastet që shpërdoruam. I rikthehem asaj që kam thënë më parë, këto dy ndeshje do të na ndihmojnë për të ardhmen. Do të marr kohën e duhur dhe do të analizoj të gjithë lojtarët që janë aktivizuar dhe do të dalim në një konkluzion, por nuk do të nxitohem për të folur që tani", ka theksuar francezi.


MË SHUME NGA Sport