Shqipëri, moti sot me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu
Shqipëri

Shqipëri, moti sot me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu

ATSH

Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se moti sot në Shqipëri, do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Përgjatë ultësirës perëndimore (veriperëndim, perëndim, jugperëndim) reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra reshjet në këto zona me intensitet tepër të lartë dhe të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës intensive dhe shpejtësi me rrahje deri në 13-18 m/s. Erë e fortë dhe problematike përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri