Reshjet, Begaj: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale
Shqipëri

Reshjet, Begaj: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale

rtsh.al

Situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në vend ka sjellë edhe reagimin e presidentit, Bajram Begaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Begaj ka kërkuar përgjegjshmëri maksimale nga institucionet përgjegjëse, si dhe bën thirrje për marrjen e masave të nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim si pasojë e reshjeve.

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan në reagim presidenti Begaj.

 


MË SHUME NGA Shqipëri