Dy të vdekur në Shqipëri nga vërshimet e sotme|Video
Foto: Policia e Shqipërisë
Shqipëri

Dy të vdekur në Shqipëri nga vërshimet e sotme|Video

RTSH

Policia e Malësisë e Madhe bëri të ditur se nisur nga reshjet e shumta të shiut, rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ka marrë përpara automjetin në të cilin po udhëtonte 50 vjeçari me inicialet P.R., së bashku me vajzën dhe djalin e tij.

Sipas policisë, vajza ka arritur të shpëtojë, ndërsa uji ka marrë përpara 50 vjeçarin, si dhe djalin e tij.

Në vendngjarje ndodhen edhe polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve, babë e bir.

E nga informacionet e fundit, rezulton se bëhet fjalë për Pjetër Rushajn 50-vjeç dhe djalin e tij.Ndërkohë mësohet se banorët e zonës po apelojnë që të vijnë mjete shtesë për të nxjerrë trupat nga uji.

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë dhe Tiranën, Durrësin, dhe Vlorën.

 


MË SHUME NGA Shqipëri