Dobra e Isolina Rossi, flasin për Projektligjin e pagave në sektorin publik
BKT
Foto: Ministrisë së Punëve të Brendshme
Lajme

Dobra e Isolina Rossi, flasin për Projektligjin e pagave në sektorin publik

Fadil Sertolli / RTKlive

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, bashkë me ekipin e tij, priti në takim një delegacion nga Banka Botërore të kryesuar nga Isolina Rossi, pjesë e programit për financimin e politikave zhvillimore (DevelopmentPolicyFinancing - DPF), ku u diskutuan reformat në administratë publike, në veçanti Projektligjin e pagave në sektorin publik dhe atë për zyrtarët publik.

Kështu thuhet në një komunikatë për media përmes së cilës thuhet, pasi e njoftoi për gjendjen aktuale në fushën e administratës publike, zëvendësministri Dobra po ashtu, e njoftoi delegacionin në detaje për hapat e ndërmarrë dhe rezultatet e pritura pas miratimit të këtyre dy projektligjeve.

“Bashkëbisedimi u fokusua tutje rreth ligjit të pagave dhe qëndrueshmërisë fiskale. Përfaqësuesit e Bankës Botërore u siguruan se përveç krijimit të një sistemi të njëtrajtshëm dhe transparent për pagat, projektligji do të ruajë qëndrueshmërinë fiskale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në fund Zëvendësministri Dobra falënderoi të pranishmit për vizitën dhe shprehi gatishmërinë që ky bashkëpunim të forcohet tutje.


MË SHUME NGA Lajme