14:59 / 21.11.2022
Qerim Qerimi rektor i ri i UP-së
B. H./ RTKlive
Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka fituar me gjashtë vota të Këshillit Drejtues të këtij universiteti.
Në garë për këtë pozitë ishin edhe But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova dhe Ilir Tolaj.
Qerim Qerimi në këtë pozitë do ta pasojë ish-rektorin, Naser Sahiti.























