Shqipëri, gjenden pas 16 orësh kërkim trupat e pajetë të babë e bir
Shqipëri

Shqipëri, gjenden pas 16 orësh kërkim trupat e pajetë të babë e bir

RTSH

Pas 16 orësh kërkime intensive, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Bogë.

Ditën e dielë (20 nëntor) në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, babai, djali dhe vajza. Kjo e fundit arriti të dilte nga automjeti, ndërsa babai me djalin u morën nga rrjedha e ujit. Polumbarët e RENEA, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas 16 orësh kërkim kanë bërë të mundur gjetjen e dy trupave të pajetë.

“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”, njofton policia.


MË SHUME NGA Shqipëri