Kim: Të pikëlluar për viktimat dhe dëmet! Të gatshëm të ofrojmë mbështetje
Shqipëri

Kim: Të pikëlluar për viktimat dhe dëmet! Të gatshëm të ofrojmë mbështetje

RTSH

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar për përmbytjet, kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim i bashkohet pikëllimit për humbjen e jetës së babë e bir pasi rrjedha e ujit të përroit mori përpara makinën me të cilën po udhëtonin. Kim shkruan se SHBA është e gatshme të ofrojë mbështetje sipas nevojës.

"Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës", shkruan Yuri Kim.

 


MË SHUME NGA Shqipëri