Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, ekipi i BE zbret në Tiranë
Shqipëri

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, ekipi i BE zbret në Tiranë

RTSH

Ndërsa ka njoftuar mbajtjen e takimit të radhës të udhëheqësve të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Bashkimi Europian ka vendosur të dalë jashtë vendeve anëtare për takimet e niveleve më të larta, ndryshe nga çfarë ka bërë deri më tani, kur udhëheqësit ballkanikë janë thirrur në Bruksel, apo në vendet që mbanin kryesimin e radhës të BE-së për takime të rregullta gjashtëmujore.

Vendimi i befasishëm edhe për Tiranën zyrtare, ka hyrë tani në fazën e ngjeshur të përgatitjeve, për të cilat një ekip i Bashkimit Europian ka zbritur në Tiranë.

Burime të besueshme diplomatike që e bënë këtë të ditur për Televizionin Publik, dhanë të kuptohej se vendi organizator i Samitit, Tirana zyrtare ka peshën kryesore, pasi këtu po përgatiten ato që më parë i takonin volumit të punës e marrëdhënieve të jashtme të BE-së.

E shpallur si mikpritëse e parë në rajon, për një praktikë që nuk dihet se si do të vazhdojë, interpretimi për vendimin e Bashkimit Europian që del jashtë kufijve të tij për të mbajtur një Samitin e strukturave të tij, lë vend për të diskutuar rëndësinë e Shqipërisë në procesin e zgjerimit dhe dialogut që lidhet me të.

Vendi, që edhe pa hapur bisedimet e anëtarësimit, kishte përputhshmërinë 100% me politikën e jashtme të BE-së, duket të jetë motivi në themelet e këtij vendimi bashkë me faktin që Shqipëria nuk ballafaqohet me probleme me asnjë fqinj të saj e vende të tjera po ashtu.

Një axhendë e munguar bisedimesh mund të hamendësohet nga deklarimi i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, një vazhdim i Paktit të Stabilitetit të fillimit të viteve 2000, që citohet në media për bisedime mbi axhendën e gjelbër, siguria e energjisë dhe ushqimit, të rinjtë, e deri te lufta kundër keqinformimit dhe kërcënimet kibernetike.

Po ashtu në pritmëri të mjaftueshme është fillimi i procesit të uljes së tarifave të roamingut midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. 

Më 6 dhjetor, Shqipëria do të presë samitin e parë të BE me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.


MË SHUME NGA Shqipëri