18:27 / 23.11.2022
Rruga ‘Xhorxh Bush’ do të mbyllet nga 26 nëntori deri me 8 janar 2023
E.Hoti/RTKLive
Komuna e Prishtinës ka nisur përgatitjet për dekorimin e qytetit.
Për festat e fundvitit, komuna ka vendosur që të mbyllë rrugën tek Katedralja "Shën Nënë Tereza".
Rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 deri më 8 janar 2023.
“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023", njofton komuna e Prishtinës.