Prezantohet raporti i EULEX-it për monitorimin e drejtësisë
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Prezantohet raporti i EULEX-it për monitorimin e drejtësisë

RTKlive

EULEX-i sot do ta prezantojë raportin e tij të tretë publik për monitorimin e drejtësisë, i cili e përfshin periudhën prej muajit nëntor 2021 deri në shtator 2022.

“Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet kosovare lidhur me disa çështje sistematike dhe tematike, përfshirë anti-korrupsionin, ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit, krimet kundër gazetarëve, krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, dhunën në baza gjinore, si dhe drejtësinë për të mitur’, njofton EULEX-i.

Në prezantimin e raportit do të marrin pjesë, Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Lars-Gunnar Ëigemark, Shef i Misionit EULEX, Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës etj.


MË SHUME NGA Lajme