Deklarata e Josep Borrell për marrëveshjen për targat Kosovë-Serbi
Foto: Miroslav Lajçak/Twitter
Lajme

Deklarata e Josep Borrell për marrëveshjen për targat Kosovë-Serbi

Jeton Musliu/RTKlive

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka publikuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, në cilësinë e lehtësuesit në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

RTKlive sjell më poshtë deklaratën e plotë:

Nën lehtësimin e BE-së, palët kanë rënë dakord mbi masat për shmangien e përshkallëzimit dhe të përqendrohen plotësisht, si çështje me urgjencë në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, prezantuar këtë shtator nga lehtësuesi i BE-së dhe mbështetur nga Franca e Gjermania.

Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me akronime të Kosovës  dhe Kosova nuk do të vazhdojë aksionin lidhur me ri-regjistrimin e automjeteve.

BE-ja do të garantojë që pikat kyçe dhe principet lidhur me normalizim, do të adresohen në kontekst të propozimit.  Palët e kuptojnë se marrëveshjet e kaluara në kuadër të dialogut duhet të zbatohen.

Do t’i ftoj palët në ditët e ardhshme për të diskutuar hapat e tjerë në kuadër të kornizës së propozuar me qëllim të prezantimit të rezultateve nga Grupi tjetër Special për normalizim me Kosovën dhe plotësimin e kapitullit 35 të Serbisë. Në rast të obstruksioneve nga cilado palë, lehtësuesi i BE-së mund të mbyllë procesin.

Unë dhe Emisari Special i BE-së Miroallv Lajçak do të vazhdojmë të lehtësojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të informojmë  rregullisht vendet anëtare të BE-së dhe partnerët me progresin e arritur nga palët.  

 


MË SHUME NGA Lajme