REAGIME| Varhelyi: Pas marrëveshjes, të vazhdohet drejt normalizimit
Foto: Arkiv
Lajme

REAGIME| Varhelyi: Pas marrëveshjes, të vazhdohet drejt normalizimit

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar)Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me marrëveshjen për targat të arritur mes Kosovës e Serbisë.

“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE midis ishte e suksesshme”, shkruan Varhelyi.  “Kjo për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, shkroi ai në Twitter.

Ai më tej ka kërkuar që bisedimet duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Rohde: Marrëveshja, shenjë e mirë për bisedimet tjera

Lajm të mirë e ka cilësuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Në një deklarim në llogarinë e tij në Twitter, Rohde deklaroi se kjo përbën edhe një shenjë të mirë për bisedimet e ardhshme.

“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Paralelisht me deklarimin e tij, ai ka shpërndarë edhe njoftimin e  Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes të mërkurën në mbrëmje.

Murphy: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të plotë me njohje reciproke

Afet Bela/RTKlive

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka folur për marrëveshjen që Kosova dhe Serbia kanë arritur dje në Bruksel.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël - një marrëveshje mbi etiketat e makinave, por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi në spirale”, ka shkruar në Twitter senatori amerikan.

Sipas tij tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjidhje të vështira dhe të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë të njohjes reciproke.


MË SHUME NGA Lajme