Nuhiu për Dritën: Nga sot do ta mbështes si një "intelektual i vërtetë"
Sport

Nuhiu për Dritën: Nga sot do ta mbështes si një "intelektual i vërtetë"

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se Drita është familje e madhe dhe nga sot do ta mbështes si një "intelektual i vërtetë.

Klubi gjilanas ka njoftuar se zyrtarisht kanë ndarë rrugët me trajnerin Nuhiu.

“Falënderoj familjen e madhe DRITA për katër vite të jashtëzakonshme, emocione, histori, fitore, humbje, dhimbje por më tepër gëzime. Dua t’i falënderoj dy presidentët për mbështetjen dhe drejtuesit e skuadrës që 24 orë kemi qenë së bashku për të mirën e Dritës. Falënderoj tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme kudo që kemi luajtur, ndaj meje dhe çdo futbollisti që ka kaluar në këtë derë së bashku me mua në këtë rrugëtim, sepse pa ta nuk do t’i kishim këto suksese", ka theksuar Nuhiu. "Ky klub do të ketë një vend të veçantë në zemrën time dhe FC DRITA nga sot do të ketë një INTELEKTUAL më tepër që do i përkrah. Jam i bindur se falë skuadrës dhe potencialit që është ndërtuar, skuadra do vazhdojë rrugetimin drejt objektivit titullit”.


MË SHUME NGA Sport