08:46 / 25.11.2022
Moti sot në Shqipëri
RTSH
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik, duke sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare edhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/12°C
Zona e ulët 4/16°C
Zona bregdetare 9/17°C