Ligjvënësit e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë
Foto: RTKlive/Arkiv
Lajme

Ligjvënësit e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

E diela e 27 nëntorit do t’i bëjë bashkë nga ora 10:00 kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme