Begaj: Dhuna ndaj grave dhe vajzave, plagë e rëndë e shoqërisë
Shqipëri

Begaj: Dhuna ndaj grave dhe vajzave, plagë e rëndë e shoqërisë

ATSH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot me rastin e shënimit të “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Begaj u shpreh se, “në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe që mban peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe përparimin e shoqërisë në tërësi”.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut. Ndërsa bota shënon sot “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, vlen të përmendet çdo ditë se kjo lloj dhune është pengesë për sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë”, theksoi Begaj.

“Na takon ne si shoqëri, çdo institucioni shtetëror dhe mekanizmi përgjegjës të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato. Secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.


MË SHUME NGA Shqipëri