Desailly nuk beson që Napoli bëhet kampion në Serie A
Sport

Desailly nuk beson që Napoli bëhet kampion në Serie A

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish futbollisti francez i Milanit, Marcel Desailly nuk beson se Napoli do të ruaj formën e mirë gjatë gjithë sezonit.

Ai ka komentuar Serinë A. 

“Mua më pëlqen energjia e Napolit. Por unë dyshoj se ata mund të qëndrojnë psikologjikisht deri në fund", ka theksuar francezi.

Aktualisht Napoli kryeson tabelën e Serie A, ku është tetë pikë para vendit të dytë, Milanit.  

Desailly gjatë qëndrimit të tij pesëvjeçar në Milano ka fituar Ligën e Kampionëve dhe dy tituj në Serie A. 


MË SHUME NGA Sport