Mehaj uron Ditën e Forcës: Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO
Foto: Armend Mehaj / Facebook
Lajme

Mehaj uron Ditën e Forcës: Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur urimet e tij më të mira me rastin e Ditës së Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se Kosova po i forcon kapacitetet e ushtrisë çdo ditë.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngritën në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne. Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”, ka shkruar ai.

Mehaj  tutje ka shkruar se mbetet edhe shumë punë për të bërë dhe se Kosova synon në të ardhmen të bëhet anëtare e NATO-s.për të siguruar paqen globale.

“Shumë rrugë kemi bërë për atë që do mbetet trashëgimi ndër breza, ushtri, komb dhe liri, edhe më shumë se brenda hapësirës tonë territoriale shtetërore, sepse synimet tona janë të bashkëveprojmë në familjen evropiane dhe në NATO, për paqen që duhet mbizotëruar gjithandej globit, për lirinë universale të njerëzimit.Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme