09:40 / 28.11.2022
Rama: Me qytetaren më të re, ju uroj përvjetorin e 110-të Pavarësisë
Sh.Gashi / RTKlive
Kryeministri Edi Rama ka uruar për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe disa foto me këngëtaren Dua Lipa e cila mori një ditë më parë shtetësinë shqiptare
Kryeministri u bëri ftesë të gjithëve të marrin pjesë në koncertin e saj në sheshin ‘Skënderbej’.
“Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, është shprehur Rama.
Këngëtarja e njohur Dua Lipa numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.