20:23 / 28.11.2022
Ndërtesa më e lartë në botë, ngjyrosohet me ngjyra të flamurit kombëtar
RTK
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ngjyrosur me ngjyra të flamurit kombëtar për nder të 28 Nëntorit.
Ndërtesa gjigante në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, ndërsa është uruar 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Videon e Burj Khalifas të veshur kuq e zi e ka publikuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në profilin e tij në Facebook. 'Burj Khalifa kuqezi je ti", ka shkruar Rama.