Moti sot në Shqipëri
RTSH
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe rryma ajri të ftohta kontinentale të cilat do të mbajnë mot të ftohtë në vendin tonë ne fundin e Vjeshtës.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta .Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/8°C
Zona e ulët 0/15°C
Zona bregdetare 7/14°C
Kosova, e Martë data 29 Nëntor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Era të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 6°C -7°C .