Sot 78-vite nga Çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazifashistë
Shqipëri

Sot 78-vite nga Çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazifashistë

RTSH

Sot shënohet 29 Nëntori, 78-vjetori i çlirimit të Shqipërisë prej pushtuesve nazifashistë. Në këtë ditë do zhvillohen shumë aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve që çliruan Shqipërinë.

Në nderim të dëshmorëve krerët e lartë të shtetit zhvillojnë këtë ditë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosin kurora lulesh në monumentin “Nëna  Shqipëri”. Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet për shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, shkruan Rama.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë më 29 nëntor të vitit 1944 çliroi qytetin e fundit, Shkodrën duke shënuar ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

29 Nëntori, festa jonë e lirisë, në peshën dhe dimensionet e së cilës qëndron sakrifica dhe heroizmi i popullit shqiptar dhe luftës partizane që ai zhvilloi, luftë që e renditi Shqipërinë në krahun e koalicionit të madh antifashist botëror.


MË SHUME NGA Shqipëri