Nikolla: Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste
Shqipëri

Nikolla: Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste

rtsh.al

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, duke theksuar se vlerat e antifashizmit janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.

Nikolla shkruan se Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste dhe vlera të tilla janë të pacënueshme.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi me Koalicionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacënueshme,  janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

 


MË SHUME NGA Shqipëri