Hoti dhe drejtori i Policisë së Izraelit diskutojnë për bashkëpunim
BKT
Lajme

Hoti dhe drejtori i Policisë së Izraelit diskutojnë për bashkëpunim

M.Miftari/RTKlive

U. d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, gjatë qëndrimit në Izrael ka realizuar takim zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai.

U. d. drejtori ipërgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve, Fatos Makolli, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve dhe Ekzekutivëve të LEA-s, e cila po zhvillohet në Izrael.  

Përmes një komunikate për medie, nga Policia e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi bilateral i realizuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai, me të cilin u diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatave policore. 

"Ky takim kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare", thuhet, mes tjerash, në njoftim.  

U. d. drejtori Fehmi Hoti falënderoi drejtorin e Izraelit, Yaakov Shabtai për pritjen e tij, për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës.​

 


MË SHUME NGA Lajme