Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës, top prioritet i MD-së
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim raportuesin special të OKB-së për Promovimin e së Vërtetës, Drejtësisë, Reparacioneve dhe Garantimit të mos-përsëritjes, Fabian Salvioli.
Në këtë takim mes ministres Haxhiu dhe raportuesit special, Salvioliu diskutua për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë.
Behët e ditur se ministrja Haxhiu e ka njoftuar raportuesin special për iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria në adresimin e krimeve të luftës. “Në veçanti hartimin e Strategjisë për Drejtësi Trancionale, themelimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ngritjen e kapaciteteve për adresimin e krimeve të luftës në sistemin e drejtësisë, si dhe përmirësimin e legjislacion që mundëson gjykimin e këtyre krimeve në mungesë”, bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.
Tutje, Haxhiu theksoi se adresimi i krimeve të luftës dhe drejtësisë tranzicionale mbetet ndër top prioritet e Ministrisë së Drejtësisë, duke pasur në qendër viktimat, përvojat dhe nevojat e tyre.