Tahiri kërkon që anëtarësimi në KiE të mos ndërlidhet me procese politike
Foto: Besnik Tahiri/Facebook
Lajme

Tahiri kërkon që anëtarësimi në KiE të mos ndërlidhet me procese politike

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar rreth takimit që sot kishin me ambasadorë të akredituar në Kosovë, vendet e të cilëve janë anëtarë të Këshillit të Evropës.

Ai ka treguar se në këtë takim ka theksuar se Kosova, kushtetuta e saj, dhe ligjet më të rëndësishme i kanë përfillë dhe mishëruar vlerat që i përfaqëson ky institucion në legjislacionin përkatës.

“Po ashtu, theksova nevojën që qytetarët e Kosovës të kanë qasje në instrumentet që ky institucion i ka, në veçanti në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar, Tahiri.

Tahiri, ka thënë se ambasadorëve u kërkoi që ky proces mos të ndërlidhet me procese tjera politike, si ajo e dialogut dhe çështjeve tjera, por si një e drejtë sipas tij, qytetare dhe e drejtë e shtetit të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni.

“Kosova përgjatë këtyre viteve ka dëshmuar që të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit e ka në agjendën e vet primare dhe anëtarësimi i Kosovës është imperativ i kohës. Në të njëjtën kohë, si vend e kemi pasur një qasje shumë konstruktive dhe mbështetëse ndaj njërit prej anëtarëve, në këtë rast Ukrainës, duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të qenë në vijë me botën perëndimore”, ka shkruar Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme