15:24 / 30.11.2022
Trepça ’89 dhe Ballkani ndajnë pikët në ‘Riza Lushta’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ndeshja e mbetur mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit, është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e zhvilluar sot në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës.
Kjo sfidë ka prodhuar një lojë mesatare, derisa Oyekanmi ishte i pari që hapi llogarinë për ‘Minatorët’ në minutën e 76-të.
Sulmuesi Ermal Krasniqi në lojën shtesë ia siguroi një pikë kampionëve në fuqi të Kosovës.
Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, katër më pak se Drita liderë, kurse, Trepça ’89 mbesin në zonën e rrezikshme me 19 pikë të grumbulluara.























