Szunyog i tmerruar nga vrasja e mbrëmshme
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Szunyog i tmerruar nga vrasja e mbrëmshme

Fadil Sertolli / RTKlive

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Tomas Szunyog ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, dhe se sipas tij, një ngjarje e tillë është e papranueshme.

Madje, siç shprehet Szunyog  ky është rasti i dytë i vrasjes ku viktima është grua, dhe e gjithë kjo po ndodh brenda pak ditësh.

“Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, shkruan shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.


MË SHUME NGA Lajme