Tërhiqet shorti i Kupës, përballje interesante
Sport

Tërhiqet shorti i Kupës, përballje interesante

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Në shtëpinë e futbollit të Kosovës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Fituesja në fuqi e Kosovës, FC Llapi në rrethin e ardhshëm të kësaj gare, do të përballet në udhëtim me Lirinë e Prizrenit.

Prishtina para tifozëve të saj, do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës, kurse, Ballkani konsiderohet skuadër favorite në duel me A&N.

Ndeshjet do të luhen më 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023 dhe zhvillohen me sistem direkt eleminimi.

Çiftet e plota:

Prishtina – Dukagjini

Flamurtari – Vushtrria

Malisheva – Fushë Kosova

Ballkani – A&N

Gjilani – Vjosa

Liria – Llapi

Behari – Prizreni

Feronikeli 74 – Trepça 89 


MË SHUME NGA Sport