Lushaku: Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë 35 vjeçares
BKT
Lajme

Lushaku: Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë 35 vjeçares

E.Hoti/RTKlive

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar sot për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Kryetarja e këtij  forumi, Jehona Lushaku në një konferencë për media, tha se është nevojë urgjente reagimi i institucioneve pas vrasjes së gruas shtatzënë.

Lushaku ka kërkuar që të shkarkohen të gjithë personat përgjegjës që nuk ofruan siguri për shtatzënën që mbeti e vrarë në prag të lindjes.

“Jemi këtu për të shprehur indinjatën tonë për vrasjen makabre ku burri vrau gruan shtatzënë në oborrin e QKUK-së. I shpreh ngushëllime familjes për humbjen e Hamides”, tha Lushaku, sipas të cilës, krimet si ky, shpërfaqin dështimin e shumë hallkave të shtetit të Kosovës për të siguruar jetën e grave.    

"Kjo nuk po ndodhë për herë të parë. Familja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar që t’ia ofrojë atë. Ajo shkoi në spital për të ofruar jetë, kurse në spitalin publik për të cilin shteti është përgjegjës humbi jetën e saj. Hamidja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë shtetëror, viktimë për faktin që burri i saj u  la  i lirë nga sistemi i drejtësisë, është viktimë për faktin që urdhër-mbrojtja që ju caktua nga shteti  jo vetëm që rezultoi joefektive, por ja dëshmoi se sa i pa aftë është shteti jonë për t'i mbrojtë viktimat e dhunës ”, nënvizoi ajo .

Sipas saj, kjo situatë përveç që është alarmante, është edhe urgjencë kombëtare."Kërkojmë shkarkimin e personave përgjegjës. Qeveria të sigurojë pajisje elektronike për të monitoruar personat e ndaluar. Kryeministri ta kuptojë rolin e tij dhe të mos i ikë përgjegjësisë sepse ministritë e linjës janë përgjegjëse ”, shtoi ajo.


MË SHUME NGA Lajme