Alibeaj: E drejta e votës prek çdo të drejtë tjetër
Shqipëri

Alibeaj: E drejta e votës prek çdo të drejtë tjetër

ATSH

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj i cili merr pjesë në takimin që zhvillohet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka ngritur problemin e refomës zgjedhore.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se një nga të drejtat themelore që prek çdo të drejtë tjetër është ajo e zgjedhjeve dhe e votës se lirë, prej saj buron mbarësia e seciles prej të drejtave të tjera.

Alibeaj ngriti si shqetësim keqpërdorimin e burimeve shtetërore në fushatën elektorale, praktikën e blerjes së votës, publikimin e të dhënave personale, dhe çështjen e votimit të shqiptarëve që ndodhen me banim jashtë vendit.

“Në vitin 2022 parlamenti ka ngritur një komision me të cilën pretendohet të rregullohen normat, ligjet dhe rregullat e zgjedhjeve. Katër janë problemet kryesore që përballen në mënyrë sistematike shoqëria shqiptare dhe demokracia. Së pari: keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale. Administrata shteterore e politizuar dhe përdorimi i saj para fushatave zgjedhore dhe në funksion të pushtetit dhe bashkë me te përdorimi i buxhetit në funksion të zgjedhjeve. Së dyti: praktika e blerjes së votave i cili nga një episod në tjetrin elektoral është shndërruar në sistem. Ky është një nga përcaktimet e OSBE/ODIHR, ngritja e një tjetër sistemi të ri të financimit të partive politike. Së treti, çështja e nxjerrjes në domeinin publik e të dhënave personale. Mbi 900 mijë të dhënat e tyre janë bërë publike, por i është bërë publike dhe përkatësia politike për kë do votonin në zgjedhje. Të vendosura këto në dorën e pushtetit demokracia është disfunksionale. Kjo çështje është vendosur nga opozita në duart e SPAK, ku ka sekuestruar pajisjet elektronike të burimit të këtyre të dhënave. Ka qenë Gjykata e të Drejtave të Njeriut e cila ka orientuar saktë se ku do duhej të fokusohej drejtësia. Jo te ata që kanë bërë transparencë, media në këtë rast, por tek ata që kanë marrë në mënyrë të paligjshme dhe përdorin në mënyrë të paligjshme të dhënave personale.cProkuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim. Së katërti çështja e votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Shqipëria është duke u shpopulluar dhe bashkë me të po i shkaktohet dëm të drejtës për të votuar. Një nga cëshjet kryesore të Komisionit të Refomës Zgjedhjere është bërja efektive me të drejtë të plotë e të drejtës për të votuar shtetasit shqiptarë që nuk ndodhen në Shqipëri”, tha Alibeaj.


MË SHUME NGA Shqipëri