Rama-Sunak: Të zgjidhim çështjen e emigracionit të paligjshëm
Shqipëri

Rama-Sunak: Të zgjidhim çështjen e emigracionit të paligjshëm

rtsh.al

Duhet bërë më shumë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar, kështu ranë dakord kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik, Rishi Sunak, të cilët zhvilluan një bisedë telefonike pasditen e kësaj të enjte.

Bëhet me dije se Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, ndërsa mes dy vendeve pati debate në lidhje me çështjen e emigracionit.

Ata diskutuan edhe mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqeve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar.

Po ashtu, të dy liderët vlerësuan marrëdhënien mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Deklarata e sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman, e cila tha se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish shqiptarë dhe se ato duhet të dëboheshin, nxiti jo pak debate mes dy shteteve.

 


MË SHUME NGA Shqipëri