Balla: Rruga evropiane, interesi ynë kombëtar
Shqipëri

Balla: Rruga evropiane, interesi ynë kombëtar

ATSH

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin që u zhvillua mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla deklaroi se, gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian është një mundësi e mirë për të miratuar së bashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve.

Sipas Ballës, rruga evropiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate.

“Gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, është një mundësi e mirë për të miratuar së bashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve. Rruga evropiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate”, u shpreh Balla në postim.


MË SHUME NGA Shqipëri