Krasniqi takon Von Cramon: Të jetësohet lëvizja e lirë për qytetarët tanë
BKT
Lajme

Krasniqi takon Von Cramon: Të jetësohet lëvizja e lirë për qytetarët tanë

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel eurodeputeten, njëkohësisht, Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ai, në një postim në Facebook, njofton se me këtë rast ka diskutuar për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë Kosovën dhe situatën aktuale në vend.

“Me këtë rast, u dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për Strategjinë e Re të BE-së për Zgjerim. Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme për Kosovën, eurodeputetes Cramon i kërkova që të vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, posaçërisht tani pas rekomandimit pozitiv nga ambasadorët e vendeve të BE-së”, shkruan Krasniqi.

Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë në zonën Shengen, thotë ai, është e drejtë e merituar prej vitesh, 'duhet të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë'.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Lajme