Reforma në qeverisjen vendore,USAID marrëveshje me UNDP për projektin STAR3
Shqipëri

Reforma në qeverisjen vendore,USAID marrëveshje me UNDP për projektin STAR3

rtsh.al

USAID nënshkroi të enjten një marrëveshje financiare me UNDP Shqipëri për të ofruar asistencë për projektin STAR3 “Qëndrueshmëria dhe Çuarja Përpara e Reformës së Qeverisjes Vendore”

Ambasada e SHBA në Shqipëri, theksoi me këtë rast se, USAID është krenar që bashkohet me partnerët për zhvillim dhe Ministrinë e Brendshme për të forcuar transparencën dhe angazhimin qytetar në qeverisjen lokale.

Projekti ka tri shtylla kryesore lidh qeverisjen vendore me angazhimin qytetar, mbështet shërbimet komunale për banorët dhe mundëson institucionet qeveritare të drejtojnë politika dhe të koordinohen në lidhje me qeverisjen vendore.

“Ne jemi të përkushtuar për forcimin e qeverisjes vendore në koordinim me partnerët tanë, Bashkimin Evropian në Shqipëri, UNDP në Shqipëri, Ambasadën e Suedisë në Tiranë, Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe Qeverinë e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri