07:50 / 02.12.2022
Moti sot në Shqipëri
Presion i lartë atmosferik po ndikon pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në perëndim në mëngjes, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/11°C
Zona e ulët 8/18°C
Zona bregdetare 11/17°C