Presidenti Bajram Begaj vizitë në Vatikan, do të pritet nga Papa Françesku
Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj vizitë në Vatikan, do të pritet nga Papa Françesku

rtsh.al

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruara nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të zhvillojnë një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në këtë vizitë presidenti Begaj do të pritet nga Papa Françesku, ndërsa do të zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Më herët në Vatikan ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili është pritur gjithashtu nga Papa Françesku.

Papa Françesku u shpreh shumë i mbresuar nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë, ndërsa vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.

 


MË SHUME NGA Shqipëri