Xhaçka dhe Dendias do të bisedojnë edhe për çështjen e detit
Shqipëri

Xhaçka dhe Dendias do të bisedojnë edhe për çështjen e detit

rtsh.al

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të takohet me homologun grek Nikos Dendias.

Takimet mes dy delegacioneve kanë nisur në orën 08:00, ndërsa dy ministrat e Jashtëm janë parashikuar të kenë edhe një takim kokë më kokë në orët në vijim. 

Bisedimet pritet të fokusohen në gjendjen e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, por edhe në zgjidhjen e çështjes së detit, proces që palët e kanë dërguar për zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Gjithashtu në fokus të bisedimeve do të jenë çështjet me interes evropian dhe rajonal, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar Shqipërinë në tetor 2020 dhe maj 2022.

 


MË SHUME NGA Shqipëri