Tabaku: Në PE u fol shqip për shqetësimet që ka Shqipëria
Shqipëri

Tabaku: Në PE u fol shqip për shqetësimet që ka Shqipëria

ATSH

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ndërsa po merr pjesë në takimin e 15-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel deklaroi se në PE dje u fol shqip për shqetësimet e shqiptarëve.

Në një videomesazh, Tabaku tha se dje shqetësimet aktuale që diskutohen në Tiranë, që nga procesi zgjedhor e deri tek sistemi i drejtësisë ne i sollëm në Bruksel.

“Me propozimet e PD-së u miratua një rezolutë ku në krye të rendit të ditës ishin shqetësimi për zgjedhjet dhe eliminimi i çdo ndikimi të pushtetit në zgjedhje duke filluar nga abuzimi me të dhënat personale deri te përdorimi i parave publike në zgjedhje. Shqetësim kryesor ishte korrupsioni dhe rënia e indeksit të TI. Por njëkohësisht lufta ndaj krimit të organizuar. Eliminimi i të gjithë ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë. Mediet azilkërkuesit dhe shumë elementë të tjerë që sot janë në rendin e ditës diskutohen në Tiranë dhe ne i sollëm në Bruksel”, tha ajo.

Tabaku theksoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë përveçse procesit të integrimit evropian.


MË SHUME NGA Shqipëri