Basha: Gjuha e Vuçiqit ndaj Kurtit e papranueshme
BKT
Lajme

Basha: Gjuha e Vuçiqit ndaj Kurtit e papranueshme

rtsh.al

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ka dënuar gjuhën e ashpër të përdorur nga presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Duke e cilësuar një gjuhë të papranueshëm, Basha thotë se Vuçiq nuk është ndarë nga e shkuara dhe kërkon t’i imponohet me dhunë një shteti të pavarur si Kosova.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Basha.

Vuçiq reagoi ashpër ndaj Kurtit pasi ky i fundit emëroi Nenad Rashiq ministër për Komunitete dhe Kthim, post që më parë mbahej Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër reciprocitetit të targave. Për këtë shkak Vuçiq anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.


MË SHUME NGA Lajme