14:00 / 02.12.2022
Varroset shtatzëna e vrarë para dy ditësh
Qendresa Duraku/RTK
Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e gruas 35-vjeçare shtatzënë H. M, e cila u vra para dy ditësh para Klinikës së Gjinekologjisë.
Ajo është varrosur në varrezat e fshatit Lugaxhi të Lipjanit, teksa pjesë e kësaj ceremonie mortore ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Shtatzëna dyshohet se është qëlluar nga bashkëshorti i saj, S. H. para Klinikës së Gjinekologjisë, me të cilin ishte në proces të ndarjes.
Deri më tash policia ende nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.























