14:04 / 02.12.2022
Peleshi: Vëmendje e shtuar e Evropës Qendrore ndaj Ballkanit Perëndimor
ATSH
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, në Krems të Austrisë.
Peleshi u shpreh se në këtë takim u theksua vëmendja e shtuar e vendeve të Evropës Qendrore ndaj Ballkanit Perëndimor.
Ministri theksoi se, ky është një model, që duhet marrë në referencë edhe nga formate të tjera bashkëpunimi.
“Shqipëria mbështet politikën e “Dyerve të Hapura”, si një mundësi për gjithëpërfshirje në rajon dhe më gjerë, për të rritur ndërveprimin në përballimin e sfidave të kohës”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.