Berisha: Protestat në samite janë normale
Shqipëri

Berisha: Protestat në samite janë normale

ATSH

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se protestat në samite dhe takime ndërkombëtare janë gjëja më normale që të zhvillohen.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha tha se kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat.

“Kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat. Qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, Xhenoa, Paris, Dublina, Uashington etj”, tha ai.

Berisha theksoi se protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë.

“Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, është Edi Rama dhe qeveritarët e tij”, tha ai.

Duke folur për Portin e Durrësit, Berisha tha se apartamentet në Durrës po shiten që tani me 3 mijë euro metri.

“3 mijë euro Dubai i Edi Ramës dhe arabit të tij, po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit. Jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera. Ndaj na duhen ato pasaportat e arta. Vendi është në rrezik të jashtëzakonshëm. Ndaj i them edhe njëherë zotit Alabar, që është një miliarder, hiq dorë nga kjo aferë. Zotëri, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike”, tha ai.


MË SHUME NGA Shqipëri